BESIMI I VETMI ÇELËS PËR SHPËTIM.
Luka 17-26.
Kjo pjesë që lexuam na flet për një shërim fizik, por jo vetëm kaq, por edhe për një shpëtim, për një shërim të brendëshëm. Dhe në këto vargje na flitet për tre grupe personash, Jezusin, njerëzit që sjellin të sëmurin dhe farisenjtë. Ndërkohë që lajmet e shërbesës së Jezusit përhapeshin, farisenjtë dhe mësuesit e ligjit sa vinin dhe bëheshin më tepër armiqësorë. Këtu ne shohim që ata u mblodhën në Galile me qëllimin e qartë për të gjetur disa akuza kundër Tij. Fuqia e Zotit ishte që të kryente shërime. Në të vërtetë Jezusi gjithmonë kishte fuqinë për të shëruar, por rrethanat nuk ishin gjithmonë të favorshme.Në të gjitha shërbesat e Jezusit ky grup është i pranishëm me qëllim që ta zinte Jezusin në gabim. Ata nuk besonin në të sepse ai i qortonte për traditat e tyre përmes së cilave ata kishin përjashtuar fjalën e Perëndisë. Në vargun 18 kemi një mësim për të gjithë ne. Cili është mësimi?
V.18. Në këtë rast kemi disa njerëz të cilët po sillnin një të sëmurë përpara Jezusit. Katër burra sollën një paralitik mbi një vig në shtëpinë ku Jezusi po jepte mësim. Ata nuk mundeshin ta arrinin Atë për shkak të turmave, kështu që u ngjitën nga shkallët e jashtme për në çati. Atëherë ata e ulën burrin nga një e çarë që e krijuan duke lëvizur disa tjegulla të çatisë. Mësimi i pare. Ata kishin shkuar ta merrnin të sëmurin. Do të thotë që ata kishin lënë punët e tyre personale dhe ishin angazhuar për këtë njeri. Kjo na tregon që edhe ne duhet të shkojmë ti thërrasim njerëzit për ti bërë të njohur gjërat e Perëndisë. Sa njerëz na rrethojnë çdo ditë të cilët janë të dëshpëruar dhe nuk e dine më arsyen se pse jetojnë? Çfarë bëjmë ne kur takojmë këta njerëz? Pse e sollën këta njerëz të sëmurin tek Jezusi? Sepse kishin besim. Po ne a kemi besim. A e kemi këtë besim që kishin këta njerëz që vetëm Jezusi mund ta shëronte? Në këtë pike shohim që Jezusi angazhohet menjëherë me kët ëtë sëmurë, përse?
Jezusi vuri re besimin që ishte aq i madh sa që kaloi shumë pengesa që t段 çonte një paralitik Jezusit. Kur Ai pa besimin e tyre, pra të atyre të katërve plus të invalidit, Ai i tha njeriut të paralizuar, "Njeri, mëkatet e tua të janë falur." Jezusi nuk e shëroi të sëmurin vetëm pse pa besimin e atyre që e kishin sjellë atë, por para së gjithash sepse besimin e paralitikut. Kjo gjë na meson që askush nuk mund të paguajë për të tjerët, pra besimi I një personi nuk mund ti jape shpëtimin dikujt tjetër. Ky është mësimi tjetër që ne marrim. Shpëtimi është personal. Kjo thënie që Jezusi I that ë sëmurit, pra mëkatet e tua të janë falur, i ngriti peshë skribët dhe farisenjtë. Ata e dinin që askush përveç Perëndisë nuk mund t段 falte mëkatet. Duke mos dashur ta pranonin që Jezusi ishte Perëndia, ata ngritën zërin e blasfemisë. Sa persona sot bëjnë të njëjtën gjë. Sa persona sot nuk duan ta pranojnë Jezusin si Perëndia ngrejnë zërin e tyre duke kundërshtuar dhe duke hedhur fjalë kundër Jezusit.
V.21. në këtë rast shohim që Jezusi dëshiron ti provojë këtyre njerëzve se ai është Perëndia, që jo vetëm falë mëkatet që nuk duken por bën edhe shërime. Zoti më pas vazhdoi për t置 provuar atyre që Ai në të vërtetë i kishte falur mëkatet e atij njeriu. Në fillim i pyeti ata nëse ishte më e vështirë të thoje, "Mëkatet e tua janë falur," apo të thoje "Çohu dhe ec!?" Në një farë mënyre është po aq e thjeshtë të thuash si njërën ashtu edhe tjetrën, por është diçka krejt tjetër t段 bësh ato, pasi të dyja janë të pamundshme nga ana njerëzore. Këtu duket se është më e thjeshtë të thuash "Mëkatet e tua të janë falur," sepse nuk ka mënyrë se si të mund të tregohet nëse kjo gjë ka ndodhur apo jo. Nëse thua "Çohu dhe ecë," është e thjeshtë të shohësh nëse pacienti është shëruar apo jo.
Farisenjtë nuk mund të shihnin që mëkatet e njeriut ishin falur, kështu që ata nuk do të besonin. Prandaj Jezusi kreu një mrekulli që ata mund ta shihnin për t置 provuar atyre që Ai me të vërtetë ia kishte falur mëkatet njeriut. Ai i dha të paralizuarit forcën për të ecur. Jezusi ka falë edhe mëkatet tona, dhe ne e shohim këtë perms ndryshimit të jetës sonë, të asaj që Zoti bën çdo ditë në jetën e atyre që e kërkojnë atë dhe që I përulen.
Pastaj në vargun 24 dhe 25 shohim urdhrin që JEzusi I jep të sëmurit. Kjo na tregon edhe një here fuqinë që Zoti ka për të bërë mrekulli. Por ajo që duhet të vëmë re është sjellja e të sëmurit. Ai jo vetëm I bindet urdhërit të Jezusit, por shohim edhe diçka tjetër. Shkon në shtëpi duke përlëvduar Perëndinë. Pyes veten nëse të gjithë ne kemi bërë të njëjtën gjë kur kemi marrë faljen e mëkateve. Pyes veten nëse vazhdojmë ta bëjmë kët ëgjë në ditët e jetës sonë. Pra ajo që shohim dhe mësojmë edhe nga këto dy vargje është bindja e plotë që duhet të kemi ndaj Zotit, dhe përlëvdimi që duhet ti japim para gjithë njerëzve, jo vetëm një ditë por çdo ditë të jetës sonë. Dhe në fund në varguin 26 kemi që edhe ata që nuk besonin akoma tek Jezusi, duke pare atë që ai kishte bërë përlëvduan Perëndinë dhe thane që sot kemi pare gjëra të mahnitshme, të mrekullueshme. Po njerëzit që na rrethojnë me të cilët ne qëndrojmë bisedojmë apo edhe punojmë, duke pare jetën tone a thonë që sot kemi pare gjëra të mrekullueshme?
Zoti na ndihmoftë që të kemi besimin e këtij të sëmuri dhe bindjen që ai pati ndaj Zotit, dhe mbi të gjitha, duke pare atë që Zoti ka bërë dhe dëshiron të bëjë në jetën tone, le ta lavdërojmë atë nga thellësia e zemrës sonë çdo ditë që ai na jep të jetojmë.