Paqe

Gjo. 14:27

Çfarë premtimi i bukur na vjen sot nga fjala e Perëndisë. Janë fjalë të thëna nga Zoti Jezus, të cilat na premtojnë një paqe ndryshe nga ajo e botës. Sa më shumë dëgjoj lajmet apo lexoj gazetat, aq më shumë e kuptoj që paqja nuk është e kësaj toke. Çdo ditë dalin konflikte të reja në botë, dhe çdo ditë e më shumë ka familje në luftë, me situata të rënda që përfundojnë në tragjedi. Edhe numri i divorceve na tregon që gjithmonë e më shumë burrat dhe gratë janë të paaftë që të drejtojnë mardhëniet apo lidhejt e tyre familjare, dhe që e vetmja zgjidhje e mundur është thyerja, ndarja. Pas divorcit, shpesh fëmijët hidhen ose urrejnë njërin nga prindërit dhe jetojnë në një gjendje konflikti, në një luftë pa fund.

Si mund të ekzistojë paqja në botë, nëse njerëzit individualisht nuk kanë paqe në zemrën e tyre? E megjithatë shumë lodhen, mundohen dhe luftojnë për paqen në botë, pa e kuptuar që më parë duhet të zgjidhin problemet e tyre të brendëshme. Dhe askush nuk mendon që ndërhyrja e Jezusit mund të bëjë paqe aty ku është lufta. E megjithatë për Jezusin Bibla thotë: "Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e Tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes" (Isaia 9:5).

Jezusi është Princi i paqes, por askush nuk e kupton që nuk mund të ketë paqe pa Jezusin. Nëse Jezusi nuk është Shpëtimtari dhe Zoti ynë personal nuk mund të kemi paqe as për ne dhe as për të tjerët. A e di që vetëm një njohje personale e Jezusit mund të na japë paqen dhe ta prodhojë atë rreth nesh dhe përmes nesh? Kët ëe thotë fjala e Perëndisë (2 Pje 1:2). Bota bashkohet e predikon paqen, por kjo është vetëm paqja që bota jep, ashtu siç ka thënë JEzusi. Kjo lloj paqeje, ndoshta do të bashkojë personat në një apo në shumë manifestime, por nuk sjell paqen e vërtetë.

Prandaj i dashur mos e lër veten të mrekullohesh nga numri i atyre që flasin, duke menduar që avash avash bota do të bëhet më e pjekur dhe që do të ecim drejt një periudhe paqeje. Nuk do të jetë kështu, sepse fjala e Perëndisë edhe një herë na paralajmëron me forcë tek letra (1 Thesa 5:3-6) Prandaj dëshira ime për ty dhe për mua sot është kjo: (2 Thesa 3:16 )