Psalmi 121
Unë e di se në cilin kam besuar
Ky psalm është më i miri në hit paradën e psalmeve më të njohur mes besimtarëve, dhe në përgjithësi, ëstë i dyti pas psalmit 23. por në të njëjtën kohë ky psalm është tym në sytë e humanistëve, të atyre që thonë dhe kërkojnë të jenë të pavarur nga PErëndia. Psalmi tregon se si shkrimtari po lufton me shumë vështirësi dhe kundërshtime, kështu kërkon ndihmë nga të gjitha anët, majtas dhe djathtas, ashtu siç bëhet në raste të tilla. Por pastaj i ngre sytë drejt Zotit dhe në parashikimin e tij dhe e inkurajon vetveten me sigurinë e premtimeve që Perëndia i ka drejtuar popullit të tij. Mund ta imagjinojmë ndërsa sheh nga poshtë kodrën e Sionit aty ku është tempulli i Perndisë, dhe thotë që, nga aty ku Zoti banon do të më vijë ndihma dhe nga askund tjetër. Vetëm Perëndia mund të më vijë në ndihmë, dhe unë shpresoj tek Ai. Ai është KRijuesi i qiellit dhe i tokës. Burimet e tij janë të pafund.
Për shumë njerëz PErëndia është apstrakt dhe i largët, ashtu si PErëndia i shumë teologjive, një perëndi i mangët, që ndoshta është, por që fle, dhe natyrisht nuk do të interesohet për mua, duhet tia dalë vetë mbanë. Por ky është perëndia i humanistëve, i cili duhet të rrijë i qetë, sepse është njeriu që duhet tia dalë mbanë me forcat dhe aftësitë e veta, njeriu i pjekur është i lirë dhen uk duhet të ketë nevojë për ndihmën e PErëndisë. Humanistët thonë, le të vendosim dinjitetin deh sovranitetin e njeriut, atë që shenjtani dëshiron. Por çfarë çmendurie ky mentalitet, mendim. Njeriu që është me të vërtetë i mençur, dhe që Bibla e thërret i drejtë, vrapon pa frikë drejt Perëndisë, nën hijen e tij, dhe aty gjen ndihmë. Pavarsihst nga ajo që thotë bota, pranë Perëndisë ai gjen forcën e tij, mençurinë, dinjitetin, mbrojtjen dhe drejtimin. Çshtë çmenduri të mendosh që nen jerëzit mund tia dalim edhe pa ndihmën e Perëndisë. Plotësimi njerëzor gjindet vetëm në përbashkësinë me Perëndinë, ja përse thirrja kryesore e ungjillit është partimi i krijesës njerëzore me PErëndinë. Le të pyesim: Kush ka interes që njeriu të qëndrojë larg PErëndisë, dhe duke u mashtruar mendon tia dalë pa ndihmën e Tij? Le ti drejtohemi atëherë PErëndisë në çdo rrethanë dhe me besim, dhe kështu nuk do të zhgënjehemi. Mos ta lëmë veten që të kemi frikë nga pretendimet e botës.
Nga do të më vijë ndihma?
Ja një person në vështirësi. Ku mund ta gjejë ndihmën? Ai ndjehet i vogël dhe i pafuqishëm. Ai sheh lartë, a mos janë male tata që do ti ofrojnë ndihmën? Kujt do ti drejtohet? Zërat janë të shumtë. E provon njërin dhe pastaj me radhë të tjerët. Në shumicën e rasteve nuk janë ndihma që i ofrohen sepse interesohen për të, dhe shumë herë këto ndihma ofrojnë vetëm mashtrime dhe zhgënjime. Si mund të dallojë se kush do të përfitojë nga padituria dhe nevosa e tij? Israeliti i lastë e dinte që gjëja më e mirë për të ishte që të shkonte drejt shenjtërores në JEruzalem, në tempull, aty ku PErëndia i kishte premtuar popullit të tij që do të vendeste praninë e Tij shpëtuese. Aty ofroheshin lutje dhe kurbane për shlyerjen e mëkateve, aty dëgjohej fjala e Tij dhe dëshmitë e ndërhyrjeve të mrekullueshme të PErëndisë ndaj të tijve. Mbi malin Sion populli i PErëndisë merrte identitetin e tij dhe lidhjen që kishte me PErëndinë e gjallë dhe të vërtetë.
Sot nuk është më e nevojshme që të shkojmë dhe të kërkojmë falje afër këtij apo atij vendi të ashtuquajtur të shenjtë, sepse PErëndia nuk është i lidhur me vende të veçanta. Dhe në fakt në fjalën e Tij ne lexojmë që AI dëshiron të adhurohet në frymë dhe të vërtetë, dhe të tillë janë adhuruesit që Ai kërkon (Gjo.4:23). Kështu që është e kotë ndihma e njeriut, e kotë është që ti drejtohemi atyre që thonë që shërojnë dhe bëjnë gjëra në lidhje me magjinë, sepse edhe ata janë njerëz dhe dyfish fajtor para PErëndisë. Mos u mashtroni nga ata. Njeriu u mençur i drejtohet PErëndisë, Atij që ka bërë qiellin dhe tokën, Atij që ka zbuluar Vetveten plotësisht, për shpëtimin tonë, në personin dhe veprën e Zotit dhe Shpëtimtarit JEzus. Sytë e tij lartësohen drejt malit ku Jezusi vdiq, drejt vendit ku JEzusi mbajti mëkatin tonë mbi vete me qëllim që të na çlironte ne. Nuk ka rrugë të mesme. Vetëm në Jezusin mund të gjejmë tokë të fortë mbi të cilën të mund të mbështesim këmbët tona, në duart e të Cilit do të gjejmë mbrojtje dhe siguri, në çdo kohë dhe rrethanë të jetës sonë.
Dhe në fund të lexojmë atë që gjejmë të shkruar tek Luka 8:20-23.
Me këtë kuptojmë që vetëm duke u dorëzuar dhe mbështetur tek JEzusi mund të gjejmë drejtime të dobishme, për të na ardhur në ndihmë në nevojat tona.