Psalmi 84

Gëzimi i kultit ose adhurimit

Ky psalm shpreh të gjithë gëzimin e shtegtarit i cili shkonte në shtegtim në Tempull në Jeruzalem me rastin e Festës të Vitit të Ri, për të shpallur dhe konfirmuar që Perëndia është sovran në të gjithë jetën e tij dhe që nga Ai varej çdo gjë, dhe gjithashtu shtaegtari kërkonte që Perëndia të bekonte popullin e tij me një stinë tjetër të frytshme. Tempulli në Jeruzalem ishte vendi simbol ku Perëndiak ishte premtuar që do të ishte i pranishëm për të pritur lutjet dhe sakrificat e popullit të Tij dhe ku fjala e tij do të shpallej. Shkrimtari dëshiron që të shkojë dhe ka lakmi ata që mund të qëndrojnë vazhdimisht në atë vend, bile ai lakmon edhe zogjtë që mund të bënin folenë në atë vend. Nga ajo që ne lexojmë kuptojmë që nuk ishte i vështirë de as i lodhshëm udhëtimi, sepse vetëm mendimi që të arrinte në atë vend ishte i mjaftueshëm për ti dhënë energji, frocë dhe vendosmëri. Ai vlersonte shumë atë vend sepse vetë jeta e tij gjen vlerën e saj kryesore në përbashkësinë me Perëndinë.

Ne sot nuk duhet të bëjmë më shtegtime, dhe as të caktojmë praninë e Perëndisë në vende të veçanta, sepse adhurimi ynë nuk është i lidhur me vende dhe kohë, siç lexojmë tek Gjoni 4:19. por besimtari akoma sot ka gjetur gëzim deh entuziazëm në çdo mundësi adhurimi privat, familjar dhe komunitar, pra së bashku me besimtarët e tjerë. Pret me padurim orën që të jetë në përbashkësi me Zotin në lutje, në këngë, duke dëgjuar Fjalën e Tij dhe në përkujtimin e Darkës së Zotit. Mezi pret që të takojë vëllezërit dhe motrat e tij në besim në adhurim dhe në studimin e fjalës. Këto takime janë, ose më mirë të themi që duhet të jenë prioriteti ndj çdo gjëje tjetër, dhen uk do të mungente për asnjë arsye. Nëse do dikë, mezi pret që të qëndrosh në shoqërinë e tij, e pret me ankth këtë moment gjatë gjithë ditës, duke shijuar dhe duke shikuar vazhdimisht orën. Nëse nuk i kam, nëse nuk i ke, nëse nuk i kemi këto ndjenja për Atë që është dashuria më e madhe, duhet të pyesësh veten sinqerisht nëse ke kuptuar se kush është Ai, dhe se çfarë Ai ka bërë për ty. Si është e mundur që të tërhiqesh nga gjëra të tjera kur në Perëndinë gjindet për ne e mira më e madhe, kënaqësia dhe gëzimi? Kërkoji Perëndisë që të të bëjë që të provosh gëzimin e plotë të qëndrimit në adhruim me të tjerët dhe që të bashkndash ndjenjat e apostullit Pal i cili thoshte në letrën drejtuar Fil. 3:8