Të jesh dakort me Perëndinë.

 

(Amos 3:3).

(Genesi 5:24).

  1. Shumë persona dëshirojnë të ecin me Perëndinë. Por si mund të ecim me Perëndinë nëse më parë nuk akordohemi me Të? Të jesh dakort me Perëndinë do të thotë që të thuash të njëjtën gjë që Perëndia thotë në fjalën e Tij, përsa i përket shpëtimit, shërimit, përgjigjes, lutjes de gjithçka që Ai thotë. Duhet të dimë që Perëndia nuk mund të gënjejë, dhe duke parë që Ai nuk mund të thotë të rremen, gjithçka që Ai na thotë duhet të jetë e vërtetë, prandaj duhet të jetë e lehtë për ne që të jemi dakort me fjalën e Tij. Fjala e Perëndisë Bibla e quan të jesh dakort me Perëndinë "të kesh besim". Lexo Heb.11:5-6.

2. Duhet të jemi dakort me Perëndinë që jemi ata që ai thotë që jemi, Bijtë e tij të lindur nga lart, krijesa të reja në Krishtin, dhe më shumë se fitimtar në Krishtin. Duhet të këpusim një herë e mirë me satanin, i cili kërkon që të na thotë që nuk jemi të mirë për asgjë, të dështak, persona me karakter të dobët, që jemi besimtar të këqinj. Ne duhet të jemi dakort me Perëndinë dhe të largohemi nga dalli për të ecur me Perëndinë.

3. Duhet të jemi dakort me Perëndinë që kemi atë që Ai na thotë që e kemi: Emrin e Tij, natyrën e Tij, fuqinë e Tij, autoritetin dhe dashurinë e Tij. përmes fjalës së Tij, këto gjëra janë tashmë tonat, por duhet ti zotërojmë ato përmes fjalëve që ne themi. Të zotërojmë atë që pohojmë. Ashtu si Jozueu dhe Kalebi, jemi pronarët e ligjshëm të asaj që Perëndian a ka dhënë në fjalën e Tij, por duhet të zotërojmë tokën tonë të premtuar për besim.

4. Enoku eci me Perëndinë, dhe gjithashtu edhe ne, duke parë atë që na ka dhënë Perëndia mund të bëjmë një gjë të tillë. Në Krishtin mund të bëjmë çdo gjë.

5. Nëse themi vetëm atë që na thonë ndjenjat tona, apo atë që na thotë mjeku, llogaritari, shkencëtari, apo kushdo tjetër, atëherë nuk mund të ecim me Perëndinë. Vetëm atëherë kur shpallim fjalën, ne jemi dakort me Perëndinë. Fitorja jonë, është një rrëfim i mirë i besimit.

6. Për të ecur me Perëndinë, duhet të largojmë djallin. Jezusi e bëri me kurajo kur deklaroi: "Është e shkruar", kur Ai u tundua në shkretëtirë (Mat.4). edhe ne duhet ti rezistojmë satanit përmes Fjalës.

7. Çdo ditë duhet të ecim me Perëndinë, duke qënë dakort me të dhe fjalën e Tij. "Sepse vetë Perëndia ka thënë: Unë nuk do të lë dhe nuk do të të braktis. Kështu ne mund të themi me besim të plotë: Zoti është ndihma ime, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu"? (Heb. 13:5,6).