Zëri i Perëndisë
1. Pjetrit 5:8; Psalmi 81:6-16.
Çfarë ka bërë Zoti për ne? V.6-7. Çlirimi i Zotit.
Por në vargjet e mëposhtme shohim një problem. Cili ishte ky problem? V.8.
Kishin harruar Zotin. Ata nuk është se nuk besonin, por nuk bënin atë që Zoti i kishte thënë. Çfarë i kishte thënë Perëndia atyre?
Që nuk duhet të kishin Perëndi të tjera v.9. Për çfarë perëndish e kishte fjalën? Nuk është duke folur ër perëndi guri apo figura jo. Ai po thotë që nuk duhet të ketë diçka në zemrën tonë e cila ka zënë vendin e Perëndisë. Përse Perëndia na urdhëron një gjë të tillë? Me qëllim që të mos mëkatojmë kundër tij. Sepse mëkati ka pasojat, edhe Perëndia e di që nëse ne mëkatojmë do ti vuajmë këto pasoja. Për këtë arsye Ai thotë: Mos, sepse Ai na do.
Në vargun 10 Perëndia e tregon edhe një herë veten se kush është, dhe tregon atë që ka bërë në favorin tonë duke na çliruar nga skllavëria, dhe i shtyrë nga dashuria ai thotë këto fjalë të mrekullueshme: HAP GOJËN TËNDE DHE UNË DO TA MBUSH. Ne shpesh herë kemi frikë që Zoti nuk do të na i plotësojë dëshirat tona, dhe çfarë bëjmë, i kërkojmë ato ti përmbushim me forcat tona, i kërkojmë që ti realizojmë me mençurinë tonë, dhe kur veprojmë kështu çfarë ndodh?
Në vargun 11 Zoti tregon atë që kanë bërë bijtë e tij. Nuk më ka dëgju thotë Zoti. Dhe pasojat? Vargu 12. Nuk na thuhet që ata nuk luteshin, bile ka shumë mundësi që ata luteshin, por duke mos dëgjuar zërin e Zotit ai i braktisi në rrugën që ata kishin zgjedhur të bënin sipas dëshirave dhe mendjes së tyre. Zoti nuk na detyron, nuk na bën që ti bëjmë gjërat me zor, ai dëshiron që edhe ne ti bindemi atij të shtyrë nga dashuria për të.
Në vargun 13 kemi përsëri psherëtimën e Perëndisë. Në qoftë se ne zgjedhim sot që ti bindemi atij shikoni se çfarë bën ai në favorin tonë, vargjet 14-16.
Dhe vendimi ose dëshira që ne duhet të veëmë në zemrën tonë sot cila është? Që secili prej nesh ti themi Zotit mos pastë në zemrën time asgjë që zë vendin tënd, sepse ti je Zoti Perëndia im që më çlirove nga skllavëria e mëkatit dhe i dhe një kuptim jetës sime. Ti do të më japësh gjithçka që më nevojitet. Në fund lexo psalmin 84:5.