E vetmja rrugë për të shpëtuar familjen tënde
Vep. Ap 11:13,14.
Besoj që të gjithë jemi të vetdijshëm që familjet tona kanë nevojë të shpëtohen? A ka ndonjë katastrofë frymërore, fizike dhe finanziare që del në horizont përpara nesh, përpara meje dhe teje, e cila kërcënon familjen tonë, oase familjet tona.? Familja jote a është e shqetësuar nga konflikte, tensione, fëmijë rebel, një dashuri ose lidhje e shqetësuar? Jeta jote, besimi yt, martesa jote, familja jote, a është në ndonjë rrezik? A ka nevojë për ndonjë mrekulli të vërtetë të Perëndisë për të pasur çlirim dhe shpëtim? Nga jeta ime e vogël e besimit, shpesh herë dëgjoj të më thuhet që satani është duke provuar, me të gjitha mashtrimet e ferrit, që të shkatërrojë familjet, edhe ato të beismtarëve me të gjitham jetet e mundshme. Të rinjtë mashtrohen nga tundimet e këqia. Shumë martesa gjinden në prova të tmerrshme, ndërsa divorci po bëhet një kancer i pamëshirshëm brenda familjeve. Unë lutem për të gjitha këto situata të krijuara edhe në jetën e besimtarëve. Asnjëherë besimtarët dhe familjet e tyre nuk kanë qënë nën këtë presion dhe provë si sot. Themelet e familjeve të kristera janë tundur, dhe ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i rënies frymërore dhe morale të shoqërisë sonë.
Faji kërkohet të hidhet mbi mungesën e besimit dhe disa të drejtave që besimtarët nuk reklamojnë. Por problemi është diçka më e thellë, dhe është diçka që e trishton edhe Atin tonë qiellor. Ka një rrugë për të shpëtuar familjen tënde. Dhe është e vetmja rrugë shkrimore që mudn të shohim, ose që mund të shohë unë, ajo është e theksuar mirë në Veprat e Apostujve kaitulli 10. ti mund ta shpëtosh familjen tënde në të njëjtën mënyrë që Korneli shpëtoi të tijën. Vetëm në një ditë të vetme familja e tij u trasporta nga verbëria frymërore në dritën e mrekullueshme dhe në jetë. Perëndia idha shtëpisë së tij një Rrëshajë private e cila e tronditi asamblenë e Jeruzalemit, tronditi rëndë teologjinë e Pjetrit dhe i hapi derën e shpëtimit johebrenjve. E gjitha kjo për shkak të një njeriu që kërkonte me doemos shpëtimin e familjes së tij. Përpara se tju tregoj se si Korneli shpëtoi familjen e tij, më lini tju pyes nëse ju me të vërtetë dëshironi të shpëtoni familjen tuaj. A dëshironi të keni qiejt e hapur dhe hyrje tek froni i Perëndisë? A dëshironi që perëndia të sjellë rizgjim dhen jë trasformim në familjen tuaj? Duke parë jetën e shumë besimtarëve shumë herë pyes veten nëse ata me të vërtetë dëshirojnë të shohin Perëndinë ne veprim në familjet e tyre. Shumë herë na kërkohet që të lutemi për familjarët ose edhe për veten e tyre, për familje që janë në vështirësi. Dhe shumë herë jam gjetur para Perëndisë duke pyetur dhe duke i thënë: O Zot, sa prej këtyre besimtarëve janë me të vërtetë të dëshpëruar sa të mbyllen në dhomën e tyre të lutjes vetëm në përbashkësi me Perëndinë? Sa prej tyre dëshirojnë që ne të lutei për ta, ndërkohë që nuk kanë ndërmend që të hargjojnë orë para fronit të Perëndisë? E di që disa e bëjnë, por jo të gjithë.
Shumë besimtar të ditëve të sotme dëshirojnë të marrin rrugë të shkurtra. Sot po kërkohet që të kalohet sa më pak kohë duke qarë para Perëndisë. Nuk duam të lutei me orë, duke fiksuar fytyrën e Jezusit për të marrë forcë dhe besim ër të mposhtur fortesat e satanit. Nuk hargjojmë aq sa duhet kohë me fjalën, për të rinovuar besimin tonë. Por në fakt hargjojmë orë e orë para idhullit të televizionit, dhe në shumë punë të tjera, duke marrë kështu në shkëmbim një frymë të shqetësuar, dhe i hapim dyert e shtëpive tona fuqisë së errësirës. E marrim biblën vetëm për pak kohë sa për të marrë shpejt e shpejt premtimet kryesore që pastaj edhe i kundërshtojmë. Jeta e Kornelit na tregon që Perëndia dëshiron përkushtimin, bindjen dhe lutjet e vazhdueshme. Le të kërkojmë të shohim së bashku rrugët përmes së clave ky njeri i përkushtuar ndaj Perëndisë shpëtoi familjen tij, dhe të shohim mrekullitëqë ndodhën për shkak të devotshmërisë së tij.
I. Korneli agjëroi dhe u lut pa pushim. Vep.10:1-2.
Kur them që Korneli agjëronte dhe lutej gjithmonë, me këtë dua të them që ai ishte i vendosur që të kërkonte përmbushjen e Perëndisë për të dhe për familjen e tij, deri në atë pikë sa ai harronte ushqimin vetëm me qëllimin për të kërkuar Perëndinë. Ushqimi fizik ishte diçka secondare përpara asaj që ishte uria frymërore dhe dëshira për të takuar Perëndinë. Ditë agjërimi, pa një uri dhe etje për Perëndinë nuk shërbejnë asgjë, është më mirë që të hash se sa të përdorësh agjërimin si një meritë për të marrë bekimet e Zotit. Kur ne kemi uri për Zotin ai bën që të harrojmë çdo dëshirë për ushqimin. Pra humbet oreksin për shkak të dëshirës së madhe për tu prekur nga Perëndia. Ky njeri nëse e shohim me kujdes na bën që të turpërohemi të gjithë ne. Ai nuk kishte shirita të rregjistruar që ti mësonin diçka, nuk kishte as edhe një mësues. Nuk ishte një hebre. Ishte thjesht një njeri që dëshironte Perëndinë. Atë që ai kishte marrë e kishte mësuar në mënyrën më të vështirë. Ai nuk kishte asnjë seminar, asnjë takim, asnjë libër që ti tregonte se çfarë duhej të bënte. Ai nuk kishte as Frymën e SHenjtë që ta shtynte në lutje dhe që të kërkonte fytyrën e Perëndisë. Pavarsisht nga këto gjëra ai agjëronte vazhdimisht. Jeta e tij e lutjes e bënte atë që të ishte një dhurues lëmoshash. Perëndia akoma nuk i ishte përgjigjur lutjeve të tij për familjen e tij, por ai i dhuronte me bujari atyre që ishin në nevojë. Ai nuk ishte shumë i lidhur me nevojat e tij, sa që shikojmë që ai i kushtonte gjithë kohën e tij këtyre gjërave. Njerëzit që luten marrin gjithmonë kujdesin e Perëndisë. Korneli shkonte tek Perëndia në lutje, dhe një ëngjëll i Perëndisë hyri tek ai dhe i tha: Vep.10:2-3…………..
Me këtë kuptojmë që njeriu që lutet e dëgjon zërin e Perëndisë. Kjo është mënyra që nga krijimi. Po sot a ka besimtar që e dëgjojnë zërin e Perëndisë? Ndoshta janë pak. Populli i Perëndisë nuk ndryshon kurrë. Izraelitët i thanë Moisiut: "Fol ti me Perëndinë dhe ne do të të dëgjojmë, Por mos të na flasë Perëndia, se përndryshe do të vdesim" (Eks.20:19). Dhe kështu populli u largura nga prania e Perëndisë, ndërsa Moisiu i afrohej resë ku ishte Perëndia. Ata thanë që të jetë bariu ynë që të dëgjojë Perëndinë. "Nuk mund ti rezistojmë pranisë së tij të madhërishme. Kështu ndodh edhe sot. Populli i Perëndisë është largura kaq sumë na ai vend i pranisë së Perëndisë, saqë ka krijuar një kampion që të jetë ndërmjetës. Dhe këto kampione janë predikuesit, mësuesit dhe ungjilltarët. Patjetër është sipas fjalës së Zotit që ti kërkojmë të tjerëve që të na mbështesin në lutje. Por kjo nuk duhet bërë para se ti të shkosh me një dëshirë të zjarrtë përpara fronit të Hirit, për të marrë hir dhe mëshirë që të të ndihmojnë në orën e nevojës.
Më lini që tju them saktësisht se pse shumë besimtar sot nuk marrin përgjigje për lutjet e tyre, dhe përse shtëpitë e tyre gjinden të shtypur nga problemet. Ata kanë qënë të shtypur kaq shumë nga probelmet e tyre, kaq shumë, sa mbesin të ulur deh ankohen gjithmonë. Në mundimin e tyre ndalen para televizionit dhe shpresoj që ai ti lehtësojë mendjen e tyre nga mundimi. Por duke bërë kështu ata shtypen më shumë nga problemet e tyre. Ne e dimë se ku është përgjigjja. E dimë që lutja është e vetmja rrugë për të shpëtuar familjet tona deh që të zgjidhim çdo problem. Jo lutje të shpejta, jo lutje dembele, por lutje të bëra duke hapur zemrën tonë të trishtuar deh të thyer para pranisë së Perëndisë. Fryma e Shenjtë vazhdimisht gjëmon në ne, na tërret që të shkojmë në dhomën e fshehtë për të adhuruar dhe lavdëruar mbretin e lavdisë. E dimë që në praninë e Tij është plotësia e gëzimit, e hirit dhe e mëshirës e cila mund të na ndihmojë në momentin e nevojës. Ai ka një vesh të kujdesshëm dhe një sy vigjilent. Atëherë unë pyes përse nuk lutei?
Besimtarët shumë herë vrapojnë aty ku ka takime të mëdha për të dëgjuar mësues të cilët japin formula të thjeshta për të bërë mrekulli. Njoh persona që kalojnë ditë të tëra, të ulur për të dëgjuar diçka për Perëndinë, por që nuk arrijnë të hargjojnë 1 orë në ditë duke folur me Të. Nëse ne do të linim vrapimin tonë andej këtej, duke kërkuar që të bëjmë diçka, në shumicën e rasteve për veten tonë, dhe të uleshim pranë Perëndisë për një ditë, do të shikonim mrekulli të vërteta dhe trasformimin e gjithë familjes tonë.
Martesat do të shëroheshin. Problemi ynë nuk do të ishte nga një person drejt tjetrit, por problemi i një personi drejt Perëndisë. Duke e lënë lutjen ne jemi bër ëtë huaj para Perëndisë. Kemi injoruar dhe harruar altarin e vendosur brenda shtëpive tona, de Perëndia na ka lënë në lojrat tona të kota. Tani është koha që të jemi të ndershëm dhe të shenjtë para Perëndisë. Nuk ka asgjë tjetër për të bërë veçse për ti kërkuar Perëndisë që të na japë dëshirën për Të, me qëllim që të përballojmë dështimet tona të vazhdueshme dhe problemet pafund. Dhet ë vazdhojmë deri sa të mos kemi mësuar që të sjellim të gjitha problemet tona në lutjet tona më intime, derisa të kthehemi në praninë e Tij, derisa të marrim përgjigje nga Perëndia. Nuk do të shpëtojmë kurrë familjet tona duke u lutur me një zemër të dyfishtë, apo përmes një lloj besimi mishëror. Beslidhja jonë me Perëndinë nuk funksionon në mirësinë e atyre që kanë një zemër të ndarë, dhe që ruajnë ndonjë mëkat të fshehur. Ai është i favorshëm dhe i mirë vetëm ndaj lutjeve të zjarrta dhe efikase të besimtarëve. Ndaj atyre që kanë një zemër vetëm për Perëndinë. Zoti na drejtoftë që ne që jemi sot këtu, të angazhohemi derisa të kemi një zemër për Perëndinë dhe ti bindemi atij në çdo gjë, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar familjet tona.