Unė quhem Adrian Alia, sot 31 vjeē lindur nė njė familje myslimane. Nė kėtė dėshmi dua tė tregoj pak a shumė tė gjithė jetėn time, qė nga fėmijėria e deri mė sot, ndryshimet qė kanė ndodhur dhe se kush i ka bėrė kėto ndryshime. Shpresoj qė sado pak kjo dėshmi mund tė ndihmojė juve qė do ta lexoni pėr tė jetuar nė paqe me Perėndinė me veten dhe me tė tjerėt edhe pse mund tė jemi nė situata tė vėshtira.

Kam lindur nė Shkodėr (Shqipėri) nė Korrik tė 1971. Dy vitet e para mund tė them qė kam jetuar nė pėrgjithėsi si gjithė fėmijėt e tjerė. Nė moshėn 2 vjeēare pa pritur sėmurem nga poliomiliti (paralizė) shenjat e tė cilit i kam edhe sot, i cili mė merr dy kėmbėt dhe dorėn e majtė. Si tė gjithė prindėrit edhe prindėrit e mi tė shqetėsuar mė ēuan nė tė gjithė doktorėt qė ishin nė atė kohė, tė cilėt pasi mė mbajtėn pėr disa muaj pėr tė bėrė eksperimente thirrėn prindėrit e mi tė cilėve iu tha qė tė mė merrnin nė shtėpi sepse nuk kishin mbetur shumė ditė jete. Por pėr ēudinė e tė gjithė mjekėve nuk ndodhi ajo qė ata prisnin dhe mendonin. Pas disa muajsh mė ēojnė pėrsėri nė spital dhe njėri nga mjekėt pohoi qė kjo ishte njė mrekulli, megjithėse siē mund ta dini nė atė kohė nuk mund tė pėrmendej emri i Zotit. Ndoshta nė ato momente akoma nuk arrija tė kuptoja vėshtirsitė qė do tė takoja nė jetė duke u rritur. Mund tė them qė fėmijėrinė nuk e kam shijuar sepse qėndroja gjithė ditėn brenda i shtrirė nė krevat. Nė shkollė mė ēonin nė krah, dhe duhej tė prisja derisa dikush tė vinte e tė mė merrte. Duke kaluar vitet nuk bėja asgjė tjetėr veēse mallkoja veten qė kisha lindur, dhe duke mos patur mundėsi tė ėndėrroja dhe tė dėshiroja ndonjė gjė, dėshira ime mė e madhe ishte tė vdisja, kjo ishte ėndrra ime. Duke qėnė nė kėtė gjendje nuk shoqėrohesha me askėnd dhe nuk dėshiroja as tė shikoja njerėz tė tjerė. Megjithatė me kalimin e kohės mė ēuan nė Tiranė pėr tė bėrė njė operacion i cili deri mė sot mė lejon tė ec. Megjithatė edhe pas kėsaj nuk dėshiroja tė jetoja, sepse shikonja tė rinj e tjerė qė vraponin qė bėnin shumė gjėra tė tjera dhe kjo mė bėnte tė vuaja, gjatė kėsaj kohe prindėrit e mi mė thonin qė nuk duhet tė mėrzitesha. Me kalimin e kohės kur komunizmi kishte filluar tė dobėsohej, dėgjoja tė flitej nė shtėpi pėr Zotin, qė ėshtė i mirė. Kur dėgjoja kėto gjėra inatosesha mė tepėr sepse mendoja se si kishte mundėsi qė njė Perėndi i mirė dhe qė na do, tė mund tė mė kishte lejuar njė sėmundje tė tillė. Nuk doja tė besoja qė kishte njė Zot. Por duke kaluar koha u hapėn kufijtė e Shqipėrisė dhe edhe feja filloi tė pėrhapej dhe tė flitej edhe nė shtėpitė tona mė lirshėm. Dhe duke parė qė i pėrkisja njė familjeje myslimane duhet tė ndiqja atė rrugė duke shpresuar qė kjo ishte shpresa ime e fundit pėr tė harruar atė qė mė kishte ndodhur. Siē dihet edhe nė Shqipėri janė qė tė tria fetė. Por unė kisha vendosur gjithmonė tė kundėrshtoja tė krishterėt (katolikėt), kisha kėtė ndjenjė kundėrshtimi sepse brenda meje nuk besoja nė Zotin edhe pse kisha filluar dhe vazhdoja tė lexoja Kuranin. Ju them tė drejtėn kisha shpresuar qė tė gjeja diēka qė tė mund tė mė jepte forcė pėr tė jetuar, por po ndodhte gjithmonė e mė tepėr e kundėrta. Isha bėrė njė person qė nuk flisja me askėnd, gjithė natėn qaja sepse nuk kishte shpresė pėr mua pėr tė jetuar si gjithė tė tjerėt. Kisha njė jetė pa ideale. Tė paktėn tri herė kam tentuar tė vras veten sepse nuk kishte mė kuptim tė jetoja. Pas kėsaj kohe njė ditė nė ditėt e pakta qė unė dilja sepse kisha turp tė mė shikonin tė tjerėt se si ecja dhe mė dukej sikur tė gjithė mė mėshironin diēka qė nuk e duroja dot, dėgjova tė flitej pėr Jezusin jo sikur bėhej nė pėrgjithėsi. Por unė u afrova nė kėtė grup qė flisnin pėr Jezusin sepse ata ishin Italian dhe meqėnėse dija pak italishten nga televizori kisha dėshirė tė komunikoja me ta pėr ti kundėrshtuar pėr Jezusin. Por duke parė mėnyrėn se si flisnin se si silleshin nuk e di por nuk gjeta forca pėr ti kundėrshtuar. Nė fund mė ftuan pėr tė shkuar ti vizitoj dhe mė thanė qė do mė dhuronin edhe njė Bibėl, (tė cilėn dėshiroja ta lexoja pėr tė gjetur gabime pėr ti kundėrshtuar ata), unė i thashė qė do tė vija por brenda meje isha i sigurt qė nuk do shkoja. Megjithatė kaluan disa ditė dhe ndjeja brenda meje deshiren pėr tė  dalur, diēka e ēuditshme pėr mua, dhe kėta njerėz kishin dalė pėrsėri tė flisnin pėr Jezusin dhe njėri nga ata qė mė kishin folur mė pa dhe mė thėrriti. Kur mė thėrriti nuk dija ku tė fshihesha sepse i kisha premtuar qė do tė shkoja. Kėshtu u takova me tė duke i thėnė gėnjeshtra qė nuk kisha shkuar ta takoja, dhe pikėrisht nė kėtė moment duke parė ēiltėrsinė e kėtij njeriu qė kisha pėrballė dhe qė mė kishte besuar tė gjitha gėnjeshtrat seē ndjeva brenda meje, tė cilėn nuk di ta shpjegoj, dhe mendova se si ėshtė e mundur qė tė ekzistonin njerėz tė tillė. Kjo ishte shenja e parė qė Zoti po punonte nė fshehtėsi nė zemrėn time. Kėshtu nė ditėt qė vijuan shkova tė takoj kėta njerėz tė ēuditshėm. Ishte viti 1992, ata filluan tė mė flisnin pėr dashurinė e Perėndisė, qė Perėndia mė donte ashtu siē isha, qė pėrpara tij jemi tė gjithė njėsoj. Megjithatė atė ditė mė dhanė edhe Dhjatėn e re njė pjesė tė Biblės, tė cilėn fillova ta lexoj fshehtas familjarėve tė mi sepse kisha frikė. Duke lexuar Biblėn nė ēdo vend shihej qartė dashuria e Perėndisė pėr mėkatarėt, por problemi im ishte sepse nuk e quaja veten mėkatar. Thoja me vete se ēfarė tė keqe kam bėrė unė duke qėndruar gjithmonė nė shtėpi i shtrirė nė krevat. Ky ishte problemi i parė, i dyti ishte i lidhur me sėmundjen time sepse i thoja Zotit se pse ka lejuar njė gjė tė tillė mua. Por duke lexuar dhe duke u ballafaquar gjithmonė me kėta njerėz, arrita tė kuptoj qė problemi nuk ishte tek Perėndia por tek unė megjithėse mbahesha si njė djalė i mirė. Kujtoj qė e kam lexuar Biblėn nė pak ditė ndoshta nė njė javė, e lexoja natėn kur tė gjithė binin tė flinin.Mė kujtohet lutja qė kam bėrė para Perėndisė, sepse tashmė shumė gjėra mė dukeshin ndryshe. Lutja ime ishte kjo: Zot nėse ti ekziston me tė vėrtetė mė trego se ku mund tė tė gjej, sepse tashmė kishin hyrė shumė grupe qė flisnin pėr Perėndinė dhe nuk dija se kujt ti besoja. Kur njė ditė pasi lexova ungjillin e Gjonit kapitulli 3 vargu 16 qė Perėndia e deshi aq shumė botėn derisa dha Birin e tij, aty arrita tė kuptoj arsyen se pse mė kishte munguar paqja nė jetėn time, sepse paqja vinte vetėm pėrmes Jezus Krishtit. Kishte ardhur momenti qė Perėndia kishte thyer zemrėn time dhe mė ishte pėrgjigjur lutjes qė unė i kisha bėrė. Kėshtu pikėrisht nė ato momente jam ulur dhe i kam kėrkuar falje Perėndisė pėr mėkatet e mia, pėr kohėn qė unė kisha kėrkuar ta kundėrshtoja, dhe i kėrkova Jezusit tė pastronte jetėn time dhe tė jetonte brenda meje. Nuk di ta pėrshkruaj qetėsinė paqen dhe gėzimin qė kisha nė ato momente. Dhe kujtoj qė nė atė moment i kam drejtuar Perėndisė njė lutje tjetėr: Dua tė tė shėrbej pėr gjithė jetėn time. Dua tju them qė pas pranimit tė Jezusit nė jetėn time, nuk kisha mė as turp tė dilja, Zoti kishte punuar dhe ndryshuar jetėn time. Nuk e konsideroja mė sėmundjen time, edhe pse nuk kam arritur asnjėherė tė vrapoj si tė tjerėt, por kjo nuk ishte mė problemi im, sepse unė vrapoja nga ana shpirtrore. Por pasi pranova Jezusin si Shpėtimtarin tim ndodhi diēka tjetėr nė familjen time. Unė i tregova familjes time qė kisha pranuar Zotin por ata filluan tė mė shanin tė mė trajtonin nė njė mėnyrė qė besoj qė nuk mund tė trajtohet as edhe njė kriminel. Filluan problemet, mė thanė qė nuk do tė isha mė fėmija i tyre, filluan tė mė mbyllnin brenda me ēelės me qėllim qė tė mos takohesha me besimtarėt e tjerė. Tė gjithė komshijt nuk donin tė mė shikonin, tė afėrmit mė mbyllnin derėn nė fytyrė duke mė thėnė qė unė isha bėrė njė tradhtar. Kjo mė habiste sepse nė vend qė ata tė kėnaqeshin qė unė kisha ndryshuar, kisha filluar me tė vėrtetė tė jetoja reagonin nė kėtė mėnyrė. Por megjithatė mund tė them qė edhe atėherė kur tė gjithė mė kishin braktisur Zoti nuk mė kishte braktisur, pėrkundrazi ndjeja vazhdimisht qė Ai ishte pranė meje dhe mė ndihmonte tė jetoja dhe ecja pėrpara. Duke parė tė gjitha kėto vėshtirėsi i kėrkoja Perėndisė qė tė ndėrhynte nė kėto situata, dhe pas dy vjet lutjesh Perėndia iu pėrgjigj lutjeve tė mia. Prindėrit e mi filluan tė ndryshonin ndaj meje, mė donin dhe mė pyesnin pėr besimin tim nė Jezusin, komshijtė mė kėrkonin gjithmonė pėr ti ndihmuar nė gjėrat e pėrditshme, tė afėrmit e mi prisnin me padurim qė tė mė shikonin, pėr mua kjo ishte me tė vėrtetė njė mrekulli. Megjithatė Zoti nuk ka bėrė vetėm kaq, duke mė dhuruar shpėtimin, paqen dhe duke mė bėrė njė bir tė Tij, por pas pak kohe ai mė ka dhėnė edhe njė familje, njė grua qė kurrė nuk kam mundur ta ėndėrroj, sepse nė gjendjen time fizike ishte e pamundur tė mendoja pėr martesė, njė grua qė e dua dhe mė do, por mbi tė gjitha njė grua qė ka gjetur paqen nė tė njėjtin Zot, mė ka dhėnė edhe dy vajza tė mrekullueshme, qė shpresoj qė me ndihmėn e Zotit mund ti rrisė duke i bėrė tė njohur dashurinė e Perėndisė. Sot unė sė bashku me gruan time i Shėrbejmė Perėndisė nė Kosovė, duke i bėrė tė njohur kėtij populli qė ka vuajtur kaq shumė nga padrejtėsi tė ndryshme dhe qė vazhdon tė jetojė nė errėsirė dashurinė, paqen shpėtimin qė Perėndia dėshiron ti japė ēdo njeriu. Gjėja qė mė gėzon ėshtė sepse njė ditė do ta shohė ballė pėr ballė atė qė mė ka dhėnė kėtė shpėtim, atė qė ka paguar nė vendin tim, atė qė mė ka ēliruar nga ēdo turp, atė qė ka vdekur nė vendin tim. Sot ndėrkohė qė unė i shėrbej Jezus Krishtit pres edhe kthimin e tij pėr tė mė marrė nė praninė e tij. Kjo ėshtė pak a shumė dėshmia ime dhe shpresoj qė pėr tė gjithė ju qė do ta lexoni tė jetė njė ndihmė dhe njė drejtim pėr tė gjetur paqen e jetės suaj qė ju ka munguar deri nė kėto ēaste. Drejtohuni Perėndisė me fjalėt e thjeshta tė zemrės suaj dhe do tė shikoni qė Perėndia do tė bėjė gjėra tė mėdha nė jetėn tuaj.

Njė varg nga Bibla thotė: “Ejani tek unė, o ju tė gjithė tė munduar dhe tė rėnduar, dhe unė do t’ju jap ēlodhje”. Mateu kapitulli 11 vargu 28.

Pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė komunikojnė me mua mund tė mė shkruaj nė adresėn e shtėpisė e cila ėshtė:

Adrian Alia

Rruga Vėllezrit Frashėri Nr.10
Prizren – Kosovė

Ose nė adresėn e imellit: fondacioni@kosovaonline.net
numri i telefonit 003812922941