SI  NDRYSHOJ  JETA  IME 

 

 

 

Quhem Afėrdita, jam 30 vjeē dhe kam 8 vjet qė kam lindur nė familjen e Perėndisė. Nė moshėn 22 vjeēare kam kaluar periudhėn mė tė vėshtirė tė jetės sime. Kishin ndodhur shumė gjėra qė nuk do tė kisha aspak dėshirė qė tė kishin ndodhur. Nė shumė gjėra kisha gabuar. Nuk kishte mbetur asgjė qė tė mund ta filloja nga fillimi. Ēdo gjė kishte pėrfunduar keq. Megjithėse nuk dija shumė pėr Zotin e vetmja gjė qė i kėrkoja me pėrgjėrim ishte vdekja. Lutja ime ishte “ O Zot pėrse nuk ma merr jetėn?” Pėrse duhet tė jetoj tashmė? Pėrse duhet tė vuaj? Pėrse pikėrisht mua mė kanė ndodhur kėto gjėra? Dhe nė fund nuk dua tė jetoj mė. Mendoja se nuk ishte e drejtė qė tė vuaja kaq shumė. Nuk e meritoja aspak. Kisha qėnė kaq e drejtė dhe e sjellshme me tė tjerėt. Pėrse? Pėrse…! Nuk mė pėlqente aspak tė dilja, qėndroja vazhdimisht nė shtėpi dhe jetoja sa pėr tė kaluar kohėn, pa asnjė lloj shprese. Kisha vetėm njė shoqe qė edhe ajo e zhgėnjyer nga jeta vinte e mė vizitonte. Shikonim vazhdimisht  filxhan me shpresė se do tė dilte diēka e mire dhe gėnjenim veten, por mė kot. Asgjė nuk ndryshonte, pėrkundrazi gjėrat keqsoheshin. Njė ditė kjo shoqe mė thotė qė kishin ardhur disa besimtar nga Shkodra qė bėnin disa takime, dhe mė kėrkonte nėse dėshiroja tė shkoja dhe unė. Pa ditur se pėrse bėhej fjalė i kam thėnė qė do tė vija njė ditė. Mbas kėsaj ka kaluar shumė kohė derisa unė munda tė gjeja momentin pėr tė shkuar. Gjithmonė do tė dilte diēka qė tė mė pengonte. Mė vonė kam kuptuar qė ishte dikush qė nuk dėshironte aspak qė unė tė frekuentoja kėto takime (i cili ishte djalli). Mė nė fund gjeta momentin dhe kohėn pėr tu njohur me kėta persona pėr tė cilėt mė kishte folur shoqja ime. Ėshtė pėr tė theksuar, qė nga ajo ditė nuk kam mundur tė shkėputem mė nga kėta njerėz qė pėr mua kishin diēka tė veēantė qė s’mund ta gjeja tek tė tjerėt dhe tek vetja. E para sepse tregonin interes pėr mua. E dyta, ishin tė kėnaqur dhe tė lumtur. Duke qėndruar vazhdimisht me ta kam kuptuar qė ata kishin diēka qė mua mė mungonte por qė mund ta kisha edhe unė. Tashmė pėr jetėn time ishte njė shpresė e re, njė dritare e hapur. Qė ditėn e pare, njė burrė nė moshė mė kishte dhuruar njė libėr (qė ishte Bibla) dhe mė tha qė ta lexoja. Mė dukej sikur ky njeri kishte kuptuar atė qė ishte brenda meje dhe po mė tregonte edhe zgjidhjen duke mė thėnė lexoje. Me njė shpresė dhe njė etje tė jashtzakonshme kam qėndruar orė tė tėra duke lexuar kėtė libėr dhe kėshtu kuptova shkakun e vuajtjes time. Gjėja kryesore ishte sepse unė kisha jetuar gjithė kėto vite larg Zotit dhe ajo qė mė mundonte mė shumė ishin gabimet (mėkatet) e mia. Duke lexuar kėtė libėr kam takuar dy vargje qė mė kanė prekur shumė. Nė njėrin prej tyre Jezusi thoshte: “Eja tek Unė, ti qė je e lodhur dhe e munduar dhe unė do tė jap ēlodhje.” (Mateu.11:28) Dhe tjetri: “Nėse dikush ėshtė nė Krishtin ėshtė njė krijesė e re, gjėrat e vjetra kanė shkuar ja tė gjitha gjėrat u bėnė tė reja.” Dhe unė kisha nevojė pikėrisht pėr kėto dy gjėra: pėr ēlodhje dhe qė tė mund tė filloja gjithēka nga e para. Dhe qė kėto gjėra tė bėheshin realitet nė jetėn time Zoti mė bėri qė tė kuptoja qė unė duhej tė pranoja pėrpara Zotit qė isha mėkatare dhe qė Zoti mė donte ashtu siē isha dhe qė tė mė jepte faljen Ai kishte vdekur nė vendin tim. Duke pare dashurinė e Tij pėr mua nuk munda tė rezistoj dhe u luta nė kėtė mėnyrė me gjithė zemėr. “Zoti Jezus mė nevojitesh, kam shumė nevojė pėr Ty pėr faljen tėnde, dua qė ti tė vish nė zemrėn time, tė bėhesh Zoti dhe Shpėtimtari im. Mė fal pėr tė gjitha shkeljet e mia, e mbi tė gjitha mė fal sepse kam jetuar larg Teje. Tė falenderoj qė ke vdekur pėr mua dhe nė kėtė moment Ti e ke falur fajin tim. Faleminderit qė sot je bėrė Zoti dhe Shpėtimtari im.

Nė atė moment gjithēka ishte krejt ndryshe, ndjeja njė lehtsim brenda meje dhe shpirti im gjeti ēlodhje dhe paqe. Isha e lumtur dhe mė dukej se kisha hequr njė barrė tė rėndė nga zemra ime. Zoti mė dha atė qė mė kishte premtuar, ēlodhjen e shpirtit tim, por edhe diēka tjetėr, gjėrat e vjetra kishin shkuar, Perėndia nuk do tė kujtonte mė tė kaluarėn time. Tashmė unė kisha njė jetė tė re. Zoti i dha jetės sime njė kuptim tė ri dhe gjithashtu njė qėllim pėr tė jetuar. Nė kėtė moment nga zemra ime kanė dale disa vargje tė cilat ishin realitet nė jetėn time.

  Njė jetė tė re unė kam
  Pėr Jezusin jetoj
  Kjo jetė e imja s’ėshtė
  Jezusi ma dhuroi    
  
   Ju njerzve ju bėj thirrje
 
  tė lodhur kudo qė jeni
   shkoni tek Jezusi
   tek Ai do t’gjeni prehje

  Nė botė jeni zhgėnjyer
 
Gjithēka ėshtė kotėsi
  Askush si Zoti Jezus
  S’ju do juve tani
 
   Nė zemėr tė troket
   dėshiron tek ti tė hyjė
   me dashuri tė thrret
   hape zemrėn tė rri me ty

Tashmė jetoj kėtė jetė tė re duke i shėrbyer Atij ēdo ditė. E di se cila do tė jetė e ardhmja ime. Dhe nėse sot mė duhet tė largohem nga kjo tokė e di se do tė jem me Zotin tim qė mė deshi dhe dha veten pėr mua. Por Zoti ka bekuar hetėn time edhe tani. Pėrveē qė mė ka bėrė pjestare tė familjes sė Tij, mė ka dhėnė edhe familjen time. Adrianin burrin tim dhe dy vajza Lidia dhe Elizabeta. Jetojmė ēdo ditė nėn kujdesin e Tij. Diēka pėr ty qė do tė lexosh dėshminė time. Do tė dėshiroja qė mund tė kuptoje kėtė qė Zoti ka bėrė nė jetėn time. Gjithashtu do tė doja qė edhe ti tė provoje se sa i mire ėshtė Zoti.

Zoti ju bekoftė. Me respekt Afėrdita.